Prezantohen në Tiranë kultura dhe tradita e rajonit të Epirit
Java e kulturës greke ka sjellë në Shqipëri për herë të parë, një nga perlat e shtetit fqinj, Epirin.
Sipërmarrës shqiptarë dhe grekë u bënë bashkë me një qëllim të vetëm, promovimin dhe shkëmbimin e ideve midis dy vendeve, për një turizëm sa më cilësor.
Ata prezantuan për konsumatorët, ushqime të prodhuara nga ata, ku disa prej tyre patën dhe mundësi t’i provojnë.
“Në këtë panair kemi shumë prodhues nga pjesa e Epirit, si edhe njerëz që merrem me shërbimet, do kemi bashkëpunime me njerëzit këtu në Shqipëri. Me Shqipërinë kemi bashkëpunim në turizëm dhe në shkëmbimin e produkteve,” – u shpreh guvernatori i Epirit, Alexandros Kachrimanis.
Në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë, Java e Kulturës Greke, do të sjellë një pjesë të Greqisë në Shqipëri.
“Konsumatori shqiptar do të ketë mundësi të njihet me produktet handmade të sjella nga Epiri. Gjithçka ka për bazë garancinë dhe origjinalitetin. Shumë agjenci të vijnë të shohin ofertat e Epirit që ka shumë resorte dhe hotele,” – tha Ornela Gaçe nga Dhoma e Tregtisë.
Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë, ka ekzistuar prej vitesh. Aq sa sot është e vështirë të gjesh dallimet midis tyre.
Java e Kulturës Greke do të vijojë për tre ditë më radhë, deri më 28 maj, në pedonalen e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk