Ish-ministri komenton qasjen e Serbisë ndaj Perëndimit, ja ku po gabon
Ish-ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Stier tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se Serbia po gabon rëndë me qasjen ndaj Perëndimit.
Sipas tij është kontradiktore të thuhet se duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, por nuk duan të rreshtohen me Perëndimin.
“Kjo nuk është e përputhshme. Pse? Sepse Bashkimi Evropian s’ka qenë kurrë i paangayhuar; ka qenë gjithmonë pjesë e perëndimit, një shtyllë e perëndimit, sigurisht, bashkë me Shtetet e Bashkuara si aleat strategjik i Evropës, por kur një vend kandidat thotë që do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, nënkupton edhe rreshtimin me interesat strategjike dhe gjeopolitike të Bashkimit Evropian e të perëndimit. Kjo përfshin sigurisht edhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Vendimi për të kundërtën tregon se ka një kontradiktë të qartë.
Nëse thua që do të jesh pjesë e BE-së, është vendim plotësisht sovran i autoriteteve serbe. Atëherë, nëse duan ta bëjnë, duhet të përmbushin kriteret përkatëse dhe duhet të rreshtohen gjeopolitikisht me BE dhe perëndimin. Pra, nuk është pozicion i duhur kur kundërshton të sanksionet ndaj Rusisë,” – sqaroi ish-ministri Stier.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni