A po e tolerojnë SHBA dhe BE Serbinë? Përgjigjet ish-ministri i Jashtëm kroat
Ish-ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Stier komentoi në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë në raport me qasjen e kësaj të fundit ndaj Kosovës.
Sipas tij ideja nuk është te butësia apo vrazhdësia kundrejt Serbisë, por që dyert të qëndrojnë të hapura në mënyrë që Serbia të bëhet pjesë e demokracisë, edhe pse në këndvështrimin e Stier ky është një vendim që i takon Serbisë ta marrë.
“Serbia është e rrethuar nga vende anëtare në NATO, si dhe në BE. Është e rrethuar nga vetëm vende anëtare në NATO, ose në rastin e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës që s’janë akoma anëtare të NATO-s, por NATO është i pranishëm në këto vende. Pra, të mendojmë, të flasim apo të besojmë se është e mundur të kemi një pozicion të parreshtuar, nuk është reale. Nuk është e njëjta situatë siç ishte në Luftën e Ftohtë kur Jugosllavia, në fakt ishte mes dy blloqeve, Perëndimit dhe Lindjes.
Tani, siç thashë, Serbia është e rrethuar nga vende anëtare në NATO dhe prova më e mirë që kemi pasur kur ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, shpalli një vizitë në Beograd. Por nuk e realizoi dot, nuk e përmbushi dot sepse vendet e NATO-s mbyllën hapësirën ajrore. Mendoj se kjo tregon grafikisht pozicionin e ri gjeopolitik, pa folur për tregtitë dhe investimet në Serbi që vijnë nga perëndimi. Pra, është një vendim që i takon Serbisë, autoriteteve serbe dhe tek e fundit, edhe popullit serb. Ata duhet ta marrin këtë vendim. S’është çështja a tregohen të butë apo të vrazhdë, është të mbahen dyert hapur, por sigurisht, e ka Serbia në dorë të vendosë ç’duan të bëjnë,” – u shpreh ish-ministri i Jashtëm kroat.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi