Përplasje bandash në Ekuador, eksperti: Shqiptarët janë trafikantët më të rrezikshëm

27 Maj 2023 | 14:11

Situata në Ekuador duket e tensionuar për shkak të përplasjes së bandave shqiptare me ato meksikane.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa komentoi në një intervistë për Euronews Albania këtë shkrim të Financial Times duke theksuar se trafikantët shqiptarë janë ndër më të rrezikshmit.

“Një vend i vogël siç është Shqipëria dhe pesha e madhe e ekonomisë që ata zotërojnë, pra shqiptarë që kanë kaluar këta kufij, sot janë futur dhe janë ndërkombëtarizuar në potencialet e tyre si në drejtim të organizimit, të infrastrukturës dhe mbi të gjitha të bazës ekonomike.

Fakti që këta janë grupe që dominojnë në Ekuador, në vendin e origjinës, në vendin më të rrezikshëm apo në vendin më me probleme, por njëkohësisht janë dhe në Itali e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë kthyer në shqetësim tregon edhe njëherë për çfarë peshe kanë ata brenda vendit sepse duam, s’duam vendi i tyre i origjinës është vendi ku ata mbështeten,” – shpjegoi Softa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026