Pronari i njohur i lokalit: Vajzat duhen për të terhequr klientët, djemtë shpenzojnë
Vladimir Zhuli, ose siç shumëkush e njeh si Ladi, prej 30 vitesh punon për t’i shërbyer njerëzve pijen e tyre të preferuar. Ashtu si për shumë vite në bar-in e tij të famshëm “Barcelona”, por edhe sot, nga pas banakut ai na rrefen se kuptohet qartë se klientët shtohen gjithmonë kur lokali ka prezencë të vajzave. Gjithsesi, Ladi tregon se ata që shpenzojnë më shumë kur ulen, janë djemtë.
Në një intervistë për emisionin Real People në Euroneës Albania, Zhuli tha: “Unë shikoj klientelën. Mirë është që siç e sheh ti kështu të jenë goca se sjellin klientë të tjerë. Po të jetë vetëm ambient me burra nuk të vjen njeri. Por për të konsumuar më shumë konsumojnë meshkujt. Ke qejf ta shohësh kur është me femra, femra eshtë e bukur nga natyra.
Këtu ka pasur çifte që janë njohur këtu dhe sot janë martuar dhe vijnë me fëmijët e tyre”.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë