Rama nga Gjirokastra: 14 majin ta kthejmë në mbarësi, askush s’duhet përbuzur

28 Maj 2023 | 13:01

Kryeministri Edi Rama, ka vazhduar këtë të diel me turin e tij të falënderimeve, kësaj here në qytetin e Gjirokastrës.

Duke i falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë kandidatëve të tij, Rama tha se gjithë ky besim duhet shpërblyer ose ndryshe kjo mund të kthehet në goditjen më të madhe të qeverisjes së tij. Ai tha se qytetarët duhet të mos ndihen kurrë të përbuzur apo nëpërkëmbur kur shkojnë në zyrat shtetërore.

“Kur mendon se ka zyra shteti, që ua përplasin njerëzve derën në fytyrë, kur mendoj se kemi drejtues të shtetit, që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që ne nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot.

Duhet ta kuptojmë drejt se çfarë ka ndodhur më 14 maj dhe ta kthejmë në mbarësi për sa më shumë njerëz qeverisjen tonë. Aksush nuk duhet të ndihet i përbuzur, nëpërkembur, i pabegensiur nëse është qytetar i këtij vendi. Të gjithë duhet ta ndiejnë që janë pjesë e komunitetit”, – tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026