“SHBA mund të thyej Kurtin, do ketë zgjedhje” Gazetari zbulon lëvizjen e amerikanëve
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, ka raportuar nga ambientet e jashtme të komunës së Leposaviçit mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Rexha tha se kryetari i komunës së Leposaviçit është aktualisht në zyrë, teksa qytetarët serbë po protestojnë në ambientet e jashtme të komunës. Ai shtoi se ambasdori amerikan Jeffrey Hovenier, ka thirrur në një takim dy kryetarët e komunave në veri që i përkasin PDK-së dhe ku pritet t’u kërkojë të japin dorëheqjen.
Nëse dorëheqja ndodh sipas gazetarit, do të ishte një goditje e fortë ndaj përpjekjes së kryeministrit Kurti për të shtrirë sovranitetin e Kosovës në katër komunat në veri.
Ai shtoi se nëse dy kryetarët nga radhë e PDK-së në veri japin dorëheqje, në këo komuna do të zhvillohen zgjedhje të reja.
“Kryeministri Kurti ka thënë që policia e Kosovës do të kujdeset që kryetarët të shkojnë në vendet e punës dhe ajo që ka bërë policia e Kosovës është krejtësisht legjitime dhe që ka hasur në kundërshtimin e madh të Amerikës dhe të aleatëve të tjerë ndërkombëtarë.
Kryetari i Zubin Patokut ka thënë se do të vendosë pas takimit me ambasadorin amerikan nëse do të japë dorëheqjen. Ambasadori pritet t’u kërkojë kryetarëve të japin dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Do të shohim nëse dy kryetarët e PDK-së do të japin dorëheqjen. Është e qartë që kryetari i katërt i Mitrovicës së Veriut zoti Atiç është i Vetëvendoisjes, por ai mund të shkojë lirshëm në zyrën e tij. Do të sihte një goditje shumë e madhe për përpjekjen e zotit Kurtit për të shtrirë sovranitetin e Kosovës në katër komunat në Veri, nëse kryetarët japin dorëheqjen”, tha gazetari.
LEXO GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar