Forca speciale mbi çati mbrojnë Erdogan me snajper, Gashi: Ka shumë armiq
Analisti Shpend Gashi është shprehur se fitoren e Rexhep Tajip Erdogan në mandatin e tretë për president e kishte parashikuar.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se Erdogan është një lider shumë i fortë ndërsa theksoi se menaxhimi i tërmetit që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit të këtij viti i dha shumë pikë nga qytetarët.
Më tej ai nënvizoi se presidenti turk duhet të siguroj një mbrojte shumë të madhe pasi i ka armiqtë shumë të fuqishëm.
“Unë e kisha parashikuar një fitore të Erdogan për një sërë arsyesh. Është një lider shuëmë i fortë, i duhet Turqisë në këtë lloj prishje statukore që ka ndodhur dhe për shkak se partia e tij është konsumatore dhe e kanë bazë Islamin. Mendoj se i dha pikë Erdoganit dhe menaxhimi i tërmetit. Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e parlamentarizmit turk një koalicion më të madh zgjedhor kundër Erdogan se sa këtë vit. Kur ka ardhur Erdogan në Prizren e kam parë me të vërtetë se çfarë ishte ushtria turke. Ai është një lloj fuqie baruti. Ai duhet të siguroj mbrojtje të fuqishme sepse armiqtë i ka të fuqishëm”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur