VIDEO|Protestuesi serb me gurë dhe gjeste ofenduese drejt KFOR, tymi mbulon Zveçanin
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka mundur të xhirojë momentin kur një protestues serb bën gjeste ofenduese dhe gjuan me sende të forta drejt forcave të KFOR-it.
Situata u tensionua me ndërhyrjen e këtyre të fundit, që shpërndanë turmën në Zveçan ndërsa pati të shtëna me armë dhe shtëllungat e tymit mbuluan qiellin.
Deri tani nuk raportohet për të plagosur.
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Trupat e KFOR-it po përdorin shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët po hedhin sende të forta në drejtim të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij