Tensionet në Veri, Vuçiç me ambasadorët e Quint-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës

30 Maj 2023 | 10:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.

Vuçiq, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.
Takimet vijnë një ditë pasi protestues serbë në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – u përplasën me ushtarë të KFOR-it.

Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026