Motoristët e huaj me Vespa “pushtojnë” Pogradecin

31 Maj 2023 | 08:54

Disa motoristë italianë të cilët udhëtojnë me Vespa në disa vende të ndryshme, aktualisht ndodhen në Pogradec.

Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania ata treguan se janë në edicionin e 17-të të xhiros së detit, një edicion special i cili vjen për herë të dytë në Shqipëri.

Motoristët thanë se janë të lumtur që udhëtojnë në tokën shqiptare. Liqeni i Ohrit iu është dukur një vend fantastik, ndërsa kanë vlerësuar dhe mikpritjen shqiptare.

“Mjafton të shohësh impresionet në fytyrat e motoçiklistëve për të kuptuar që do të rikthehen përsëri. Tokë e mrekullueshme dhe ushqim i mirë, sigurisht që do të vijmë sërish,” – u shpreh njëri prej tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024