Tensionet në Veri, Kodheli: Për faj të politikës, ndërkombëtarët po ndihmojnë
Zv. presidentja e Asamblesë Parlamentare në NATO, Mimi Kodheli tha në një intervistë për Euronews Albania se qetësia dhe mençuria me të cilën përfaqësuesit e lartë të politikës mbarëbotërore kanë folur njëzëri sa i takon situatës në Veri duhet admiruar.
Kodheli foli me po të njëjtën bindje si ndërkombëtarët se tensionet mund dhe duhet të evitohen.
“Mendoj që NATO në këtë rast dhe në përgjithësi si organizëm vazhdon të informohet në detaje për çka ndodh atje dhe sigurisht që ka rolin kryesor për aq kohë sa është misioni i vetëm sot i rëndësishëm prej të cilit benefitet e Kosovës, të Serbisë, të Shqipërisë dhe të rajonit kanë qenë më shumë se evidente,” – u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes.
Kodheli theksoi se të tilla konflikte ndodhin sepse palët e kanë të vështirë të merren vesh në tryezë.
“Ky gjithsesi mbetet një dështim i politikës në përgjithësi dhe i politikës së jashtme në mënyrë të veçantë, sa herë që ka konflikte të kësaj natyre apo të natyrave me përmasa më të mëdha,” – tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut