Vuçiç kërkon ndihmën e Erdogan, i bën thirrje të ruaj stabilitetin në Ballkan

31 Maj 2023 | 17:40

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan në një bisedë telefonike që ta ndihmojë Serbinë për të stabilizuar paqen në rajonin e Ballkanit.

“Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu i kërkoi kreut  të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.

“Presidenti Vuçiç e ftoi presidentin Erdogan të vizitojë Serbinë”, thuhet në deklaratë. Pala serbe thotë se Vuçiç e uroi Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Turqi, “duke i uruar që ta udhëheqë vendin me sukses në rrugën e zhvillimit dhe gjatë këtij mandati”.

“Me këtë rast, presidenti Vuçiç theksoi se Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në arenën politike ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme turke tha të hënën se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje palëve të shmangin hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026