Nis sot Matura Shtetërore, mbi 30 mijë nxënës testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

1 Qershor 2023 | 08:39

Sot nis provimi i parë i maturës dhe sikurse është njoftuar deri në përfundim të tij do të “ngujohen” edhe mësuesit.

Po ashtu që nga data 24 maj, hartuesit e testit të parë të maturës shtetërore janë ngujuar në ambiente të posaçme dhe do të dalin prej andej, pasi provimi të ketë përfunduar (nesër). Synimi është jo vetëm cilësia por edhe që testi të mos qarkullojë në rrjetet sociale. Por a do jetë e mundur që teza të mos qarkullojë në një kohë kur teknologjia është në kulmin e saj?

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të gjuhës shqipe, matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024