Roma zhgënjen në Europa League, spanjollët “Zot” të kompeticionit evropian
Sevilla ka konfirmuar dhe një herë tjetër se është “Zot” në kompeticionin e Europa League. Spanjollët regjistruan një tjetër trofe, ndërsa në finalen e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ mposhtën Romën, ndeshje e cila u zgjidh pas goditjes së 11 metërshave. Italianët e nisën mirë, ku në pjesën e parë sulmuan disa herë portën e Bono, madje duke gjetur golin me argjentinasin Paulo Dybala.
Në fraksionin e dytë, spanjollët shtuan ritmin dhe vendosën disa herë në vështirësi portierin kundërshtar, duket detyruar dhe mbrojtësin Mancini të shënonte autogol në minutën e 55’. Koha e rregullt nuk do të kishte fitues, ndërsa u aplikua dhe shtesa prej 30 minutash. Për zgjedhjen e kampionit të këtij sezoni u aplikua gjuajtja e penalltive, nga të cilat, spanjollët rezultuan më të saktë.
Ocampos, Lamela, Rakitic e Montiel i shënuan mundësitë e tyre, ndërsa në gjuajtjet e romanëve shënoi vetëm Cristante, ndërsa gabuan Mancini i Ibanez. Sevilla fitoi kështu për herë të 7 trofeun e Europa League, ndërsa fitorja e parë regjistrohet në sezonin 2005-2006.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë