“Më kapi dhe më goditi”, gazetari rrëfen për Euronews incidentin me serbin në Zveçan
Gazetari Burim Zariqi, i cili u dhunua ditën e djeshme nga serbët, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku tregoi se si ndodhi ngjarja.
Ai tha se aktualisht është mirë, ndërsa theksoi se ndërsa po raportonin sulmet në Zveçan disa serbë sulmuan dhe median dhe u kërkuan reporterëve të fiknin kamerat.
Zariqi nënvizoi se në një moment një person shkoi drejt tij, e kapi dhe e goditi.
“Me shëndet jam mirë. Kemi një terren shumë të vështirë për të raportuar. Ka grupe kriminale që kanë tendencë për tensionim apo për sulm. Teksa dje por pasqyronim një sulm që një grup protestuesish përballë komunës në Zveçan në drejtim të një veture të policisë së Kosovës. Në momentin që shkuam për ta filmuar ngjarjen, një person u kthye në drejtim të mediave duke kërkuar që të fikim pajisjet. Pas tij erdhën dhe disa persona të tjerë. Ne ishim të vetëdijshëm që mund të filmoheshim dhe filluam të zbrazeshim. Ata ishin të tensionuar dhe kishin synim që të na sulmonin. Njëri prej tyre erdhi në drejtim timin dhe më kapi, më shtyu dhe më goditi. U largova pa reaguar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi