Mbyllet hetimi për dokumentet e klasifikuara, asnjë akuzë s’do të ngrihet ndaj Pence
Departamenti i Drejtësisë ka mbyllur hetimin për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e ish-zëvendës presidentit amerikan Mike Pence dhe nuk do të ngrejë asnjë akuzë, raporton CNN.
Vendimi vjen përpara se Pence të njoftojë kandidaturën për president.
“Byroja Federale e Hetimit dhe Divizioni i Sigurisë Kombëtare i Departamentit kanë kryer një hetim mbi keqpërdorimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar”, i shkroi Departamenti i Drejtësisë avokatit të Pence. “Bazuar në rezultatet e atij hetimi, nuk do të kërkohet asnjë akuzë penale.”
Në janar, avokati i Pence gjeti rreth një duzinë dokumentesh të shënuara të klasifikuara në shtëpinë e tij në Indiana pasi ish-zëvendëspresidenti i kërkoi avokatit të kontrollonte të dhënat e tij pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në zotërim të Joe Biden në Delaëare.
Pence ia dorëzoi të dhënat e klasifikuara FBI-së pas zbulimit të tyre dhe Divizioni i Sigurisë Kombëtare i FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë nisi një rishikim se si ata përfunduan në shtëpinë e Pence. Ky i fundit tha se nuk ishte në dijeni se dokumentet ishin në shtëpinë e tij.
Departamenti i Drejtësisë është ende duke hetuar trajtimin e të dhënave të klasifikuara nga Trump dhe Biden. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka caktuar një këshilltar special në çdo hetim, duke përmendur faktin se ata janë kandidatë për president.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut