Spahiu: Kosova s’është e pushtuar nga SHBA që Albini të kerkoj më shumë sovranitet
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se amerikanët nuk e toleronin dot refuzimin e kryeministrit Albin Kurtit ndërsa shtoi se ky i fundit veproi me kokën e tij.
Sakaq ai nënvizoi se e drejta në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të prevalojë në raport të drejtë me përfitime
“SHBA pro Kurtit dhe pro qeverisë deri në momentin që ndodhi incidenti. Ishin realizuar zgjedhje në mënyrë të njëanshme. SHBA njohu legjetimitetin e zgjedhjeve të Kurtit dhe të Kosovës, nuk mbajtën krahun e Serbisë. Në refuzim të plotë të Këshillës dhe sugjerimi t amerikan, Albin Kurti veproi në kokën e tij dhe amerikanët nuk mund ta toleronin. E drejta në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të prevalojë në raport të drejtë me përfitimet. Nëse ti ushtron një të drejtë sovraniteti ndaj atij që të ruan dhe garanton sovranitet. Dëmet dhe pasojat që vijnë nga ky ushtrim i së drejtës nën arsyetimin e sovranitetit, shkojnë si pasoja për Kosovën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar