Man City fiton Kupën, mposhti në finale Man United me rezultatin 2-1

4 Qershor 2023 | 15:25

Manchester City ka fituar një tjetër derbi, me vlerën e trofeu të kupës në Angli.

Të besuarit e Pep Guardiolës mposhtën Manchester United, në një finale të jashtëzakonshme, që u zhbllokua ende pa u mbushur 1 minutë lojë.

Ishte Gundogan që mori një pasim nga De Bruyne dhe pa e lejuar topin të prekë tokën gjuajti saktë me të djathtën duke realizuar një supergol.

Në vijim të kuqtë rritën intensitetin e lojës, madje duke u shfaqur rrezikshëm, ku dhe fituan një 11 metërsh. Fernandes ekzekutoi saktë, duke sjellë baraspeshën e përkohshme. E shtuna ishte dita e mesfushorit gjerman Gundogan, i cili do të ishte dhe një herë tjetër protagonist duke shënuar dhe golin e fitores për të tijtë.

Një tjetër gjuajtje e saktë duke mposhtur portierin De Gea, me këtë të fundit që pa topin t’i drejtohej rrjetës. Skuadra në fushën e lojës nuk kishin shumë diferenca nga njëra-tjetre, por me ‘The Cityzens’ më kualitativ sa i përket organikës, duke i marrë më të mirën sfidës.

Ky ishte trofeu i 7 i FA Cup për Manchester Cityn, i cili ka luajtur në 12 finale, ndërsa e fundit e humbur prej tyre është ajo e vitit 2013.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026