Ferhati: Ja 3 tentativat e Saimir Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu
Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews Albania se Saimir Tahiri që prej ditës së parë që është burgosur ka pasur disa tentative për të dalë nga burgu në forma ligjore.
Ferhati tha se fillimisht ai ka kërkuar që t’i njihet koha e shërbimit të provës, po institucioni Tahiri duhet të kryente shërbimin e provës ka deklaruar se ish-ministri nuk është paraqitur asnjë ditë.
Tentativa e dytë e tij, ka qenë kërkesa e lirimit, duke qenë se i kërcënohej jeta në burg, por edhe kjo kërkesë u rrëzua, deri sa ka mbërritur te tentavia e tretë në Gjykatën e Elbasanit.
“Tentativa e parë ka qenë që të ulë dënimin duke kërkuar që t’i njihet koha e shërbimit të provës që ai kreu në fillim nga dënimi i gjykatës së shkallës së parë për krimet e rënda, po ashtu ai ka kërkuar përllogaritje të dënimit “arrest shtëpie” sepse në vitin 2018 ai qëndroi për disa kohë në arrest shtëpie dhe kërkoi që kjo kohë të përllogaritej, kërkesa për njohjen e shërbimit të provës është rrëzuar.
Tentative e dytë, po nëpërmjet një forme ligjore ishte kërkesa që ai depozitoi në gjykatën e Lartë ku kërkoi që të lirohej nga qelia me arsyetimin, se qëndrimi i tij në qeli I rrezikonte jetën për shkak se në burg ndodhen ende persona të arrestuar dhe të dënuar gjatë kohës kur ai ishte ministër I brendshëm, kjo kërkesë u refuzua nga gjykata e lartë.
Më pas mbërriti në këtë tentativë të tretë në Gjykatën e Elbasanit e cila në pamje të parë I plotëson të gjitha kushtet, por ne do njihemi ditët në vijim brenda afateve ligjore me vendimin e arsyetuar të gjykatës”,-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit