“Diell paradite, shi pasdite”, Lajda Porja: Ja sa do jenë temperaturat këtë javë

5 Qershor 2023 | 09:16

Lajda Porjameteorologe pranë Meteoalb tha për “Good Morning Albanians” se edhe këtë javë moti do të vazhdojë të jetë po njësoj. Sipas saj paraditen do të nisin me diell, por nga mesdita do të ketë rreshje shiu.

Porja tha se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në fund të qershorit.

“Ende nuk do e ndiejmë shumë të nxehtin. Kjo ditë ka nisur me diell e parashikohet të qëndroje e tillë duke përjashtuar këtu zxonat e juglindjes, Pogradec, Korçë, Ersekë, do rrezikohen në pjesën e dytë të ditës nga reshjet dhe nuk do mungojnë as rrebeshet apo stuhitë e breshrit. Parashikohet që sot e nesër moti do jetë me diell thuajse në të gjithë territorin. Temperatura do jetë rreth 30 gradë, ndërkohë minimalet janë 10 apo 11 në zonat malore.

Nga e mërkura e deri të shtunën do të kemi sërish paqëndrueshmëri të motit, dita do nisë me diel, por pas mesditës do kemi vranësira dhe rreshje në pjesën më të madhe të territorit. Të enjten dhe të premten rrebeshet do jenë më prezente.

Deri nga mesi i qershorit, ne nuk do kemi një ditë 24 orë me diell, por paraditet do jenë të nxehta e me diell ndërsa mesdita nga ora 2 deri në 6 mund të ketë, nga e mërkura deri të shtunën rrebeshe shiu. Nga e diela e në vijim do ketë një përmirësim të dukshëm në zonat bregdetare, por në shumë zona të ulëta do ketë rreshje”,-tha për Euronews Albania, Lajda Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024