Ministri i Jashtëm ukrainas: Kemi mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, beson se vendi i tij ka mjaftueshëm armë për ta nisur kundërofensivën ndaj Rusisë.
Kuleba, në një deklaratë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters më 5 qershor, tha se kundërofensiva do t’ia japë Ukrainës fitoren që i duhet për anëtarësim në NATO.
Anëtarësimi në aleancën ushtarake “ndoshta” do të ishte i mundur për Ukrainën vetëm pas përfundimit të luftës më Rusinë, tha Kuleba gjatë një intervistë në Kiev.
Gjatë muajve të fundit, Ukraina ka lënë të kuptohet se Ukraina mund të nisë një kundërofensivë për t’i rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia, duke përdorur tanke, makina të blinduara dhe artileri të dhuruara nga aleatet e saj të Perëndimit.
Kuleba nuk iu përgjigj pyetjet se a kishte filluar kjo kundërofensivë apo jo. Por, ai tha se gjëja më e rëndësishme nuk është fillimi i saj, por përfundimi i saj me fitoren e Ukrainës, shkruan REL.
Ai gjithashtu tha se anëtarësimi në NATO ishte synimi tjetër i madh në agjendën e Ukrainës pasi disa nga aleatet e saj ranë dakord të trajnonin pilotët ukrainas në avionët luftarakë F-16 të kërkuar nga Kievi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet