Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për propozimin e tij për një platformë për bashkimin e PD-së.
Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, Bardhi tha se është e rëndësishme të kuptohet se gjuha e urrejtjes dhe përçarjes nuk mund të fuqizojnë partinë.
“Ky i sotmi është një reflektim pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, një diskutim i gjerë, prandaj ka marrë kaq shumë kohë, me shumë aktorë dhe faktorë brenda Partisë Demokratike dhe në konkluzion deputetët kanë dalë te ky qëndrim. Jemi konsultuar me anëtarë të caktuar të kryesisë, me struktura partie, me anëtarë të partisë, me ish-funksionarë të Partisë Demokratike ndër vite që janë tërësisht të tërhequr nga politika, pra nuk është një dokument i konsultuar apo dakordësuar mes pjesëve në Partinë Demokratike,” – u shpreh Bardhi.
Ai shtoi se nuk donte të përmendte emra, por secili pjesëtar i grupit është konsultuar me aktorë dhe faktorë të ndryshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.