Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj? Përgjigjet Bardhi

5 Qershor 2023 | 21:42

Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj janë deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi ndërsa fliste për platformën e bashkimit të PD-së në “Now me Erla Mëhillin” tha se këta kolegë të përjashtuar nuk janë problemi i përçarjes.

“Përçarja në grupin parlamentar ka ardhur për shkak të përçarjes në parti. Ka nisur për shkak të një vendimi që lidhej me zotin Berisha dhe faktin nëse do të duhej të ruhej apo jo partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne jemi ndarë në dy pjesë.

Ka një pjesë brenda Partisë Demokratike që thonë se mund të vijmë në pushtet dhe PD-ja mund të jetë e fortë edhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje dhe në konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka një pjesë tjetër, ku bëj pjesë edhe unë, që gjykon se pa partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa mbështetjen e tyre dhe të partnerëve tanë strategjikë, Partia Demokratike jo vetëm nuk është më e fortë, por bëhet një forcë që e ka të pamundur qeverisjen,” – u shpreh Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026