Bllokohen 5 varka artizanale dhe 1 traget në liqenin e Komanit, gjobiten drejtuesit

6 Qershor 2023 | 09:05

5 varka artizanale në liqenin e Komanit janë bllokuar nga policia e Shkodrës ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 lekë të reja.

Gjithashtu policia ka bllokuar edhe një traget në pronësi të 53-vjeçarit Gj.G. pasi trageti ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

Policia ka realizuar kontrolle të befasishme në liqenin e Komanit, për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar me qëllim kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, në liqenin e Komanit, për mënyrën e përdorimit dhe për pajisjen e tyre me dokumentacion të plotë, nisur dhe nga informacionet e siguruara se në liqen kishte mjete lundruese të pasigurta, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor për sigurinë e turistëve dhe vizitorëve të liqenit, të koduar “Komani”.

Si rezultat u bllokuan 5 mjete lundruese varka të ndërtuara në mënyrë artizanale dhe u ndëshkuan drejtuesit e tyre, me masë administrative, me nga 10 000 lekë të rinj secili.

Gjithashtu, u bë bllokimi i një mjeti lundrues traget në pronësi të shtetasit Gj. G., pasi gjatë verifikimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kalatën e liqenit të Komanit, është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Gj. G., 53 vjeç, banues në Shtoj i Ri, Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Operacioni “Komani”, për kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, për sigurinë e turistëve dhe vizitorëve në liqenin e Komanit, vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026