Sherri i pronarëve të lokaleve në Elbasan, policia jep detajet për konfliktin

6 Qershor 2023 | 13:36

Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin që ka ndodhur paraditen e sotme mes dy pronarëve në Elbasan.

Mësohet se debati fillimisht ka nisur në dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre. Dyshohet se konflikti ka nisur per shkak te marjes se klienteles.

“Në lagjen “Kala”, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. I., 41 vjeç ka goditur me dorezë metalike, shtetasin M. K., 60 vjeç, dhe më pas është larguar”- njofton policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit E. I.

Ndërkaq, 60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026