“Asociacioni, anti-kushtetues”, Gashi: Fillimi i shkëputjes së territorit të Kosovës
Avokati nga Kosova, Tomë Gashi tha për Eruonews Albania se me kushtet që ka dhënë Serbia nuk mund të ketë asociacion.
Sipas tij ky asociacion është antikushtetues dhe nëse do të lejohej, sipas avokatit, do të ishte fillimi i shkëputjes së territorit të Kosovës. Avokati tha se nëse komunat me shumicë serbe fitojnë autonominë, shpesh herë autonomitë kanë tendencën të rriten, ndaj kjo do të ishte me rrezik për Kosovën.
“Asociacioni nuk mund të formohet me kushtet që i ka dhënë Serbia, pasi do ishte fillimi i shkëputjes së territorit të Kosovës. Ju e dini se Kosova ishte më pak se asociacion pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u deshën 60-70 vjet që të bëheshim shtet i pavarur.
Me siguri nëse lejohet një asociacion i tillë, është fillimi i një autonomie dhe autonomitë gjithnjë kanë tendencën të rriten”,-tha për Euronews Albania, Tomë Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet