Ditëlindja e pazakontë e qenushes! Juristja: 70 të ftuar për 4-vjetorin e saj
Juristja Eglantina Troplini ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” së bashku me qenushen e saj Edi, me të cilën ajo nuk arrin të ndahet dot.
Troplini tha se që në momentin që ajo e ka marrë Edin, është bërë mami i saj dhe nuk mund të qëndrojë dot pa të. E pyetur se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo i ka bërë qenushes së saj juristja tha se ka qenë festa e ditëlindjes së saj e cila ishte një festë sikurse bëhet për fëmijët dhe kishte plot 70 të ftuar.
“Dhurata më e shtrenjtë, nëse do quhet e shtrenjtë, është pikërisht 4 vjetori i saj ku ka pasur 70 të ftuar dhe kuptohet që shpenzimi ishte i konsiderueshëm e madje edhe atë e kam kthyer në një mjet donacioni ku dhuratat e të ftuarve kaluan për kafshët e rrugës.
Unë ftova një vullnetare aso kohe dhe siç kam në ardhur dhuratat për Edin, i kaluan zonjës e cila merrej me kafshët e rrugës. Ky ka qenë shpenzimi më i madh, i organizova një ditëlindje që u mundova ta bëjë sa më argëtuese, sikurse festohet për fëmijët”,-tha Eglantina Troplini.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor