Çështja “Partizani”, Taulant Balla thirret në SPAK

7 Qershor 2023 | 10:00

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është thirrur ditën e sotme në SPAK.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Balla është thirrur për hetimin që po kryen prokuroria për privatizimin e klubit Partizani.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026