“Thikë pas shpine për PD”, Bejko: Deputetët s’duhet të largoheshin nga mbledhja
Roland Bejko e konsideroi “thikë pas shpine” për Partinë Demokratike largimin e deputetëve nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Ai tha se në momentin kur nuk ka dakordësi në demokraci vendos vota dhe jo largimi.
Bejko tha se nuk është demokratike të largohesh në rast se varianti që propozon nuk miratohet, ai tha se secili do mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë dhe se në këtë moment Partia Demokratike, ka nevojë për mbështetje e jo për shkelma.
“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Di të them që për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD deri më sot nga një vit që kur është larguar Basha. Unë i përfshiva të dy propozimet si atë të grupit parlamentar dhe atë të kryesisë, i përputha në një. Nuk u ra dakord për faktin se muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u kërkua që të bëhej votimi, u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku, u larguan edhe disa deputetë.
Të vish dhe të imponohesh që në rast se propozimi im nuk miratohet unë largohem kjo nuk është mirë për PD. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve dhe ndonjë anëtari tjetër ishte i tillë, që në rast se nuk merret parasysh çfarë ne duam çohemi dhe ikëm. Tek pika 5 e propozimit që ka bërë grupi i PD thuhej që nëse nuk do ketë një zgjidhje konsensuale në do ta shkojmë veten jashtë procesit. Edhe ky ishte ultimatum. Ndërkohë Kolegji dhe grupi i kryetareve janë institucione që rekomandojnë, por nuk vendosin. Vendimin e merr Kryesia. Në demokraci është zgjidhur me votë kur nuk ka konsensus.
Por ama të vij unë brenda kryesisë, kam një variant dhe varianti im nuk miratohet dhe të çohem dhe të largohem, kjo nuk është demokratike, kjo është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”- tha Bejko.
Kujtojmë se në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u vendos se zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet më 29 korrik. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.
Ndërkohë Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Jorida Tabaku gjithashtu nuk votoi, e madje pas mbledhjes ajo vendosi të jap dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut