“Kosova të mos humbasë aleatët”, diplomati: S’duhet të bëhemi pre e provokimeve
Diplomati Blerim Canaj tha se Kosova është një shtet i cili ekziston falë partnerëve strategjikë ndaj duhet të bëjë kujdes të mos i humbasë aleatët.
Canaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosova është këshilluar nga aleatët që të mos binte “pre” e provokime, pra sipas tij, provokimet nga ana serbe ishin të pritshme ndërsa ne nuk duhet të gabonim.
Ai tha se tensionimi i situatës në veri në këtë kohë kur Bashkimi Europian po përpiqet të tërheqë Serbinë nga ndikimi i Rusisë është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës, pasi po kundërshton aleatët.
“Kur ne mendojmë se presioni ndërkombëtar ka pasur një ndikim aq të madh në Austri sa të tërhiqet një kancelar, atëherë kush jemi ne? Tek e fundit ne jemi krijuar dhe ekzistojmë gjithmonë falë përkrahjes së partnerëve tanë strategjik. Nëse ne i humbim ata cili do jetë partneri ynë strategjik i ardhshëm?
Çfarë është më e rëndësishme për mua është pyetja se gjatë gjithë kohës ne kemi pasur këshilla të mos biem në provokime të tensionimit të situatë në veri pasi kjo do ndihmonte Rusinë dhe Serbinë. Provokimet e Serbisë kanë qenë të pritshme. Atëherë kë po ndihmojmë ne? Pse po biem pre e këtyre provokimeve?”-tha Blerim Canaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta