“Dënoj aktet e dhunës”, Bardhi reagon për përplasjet pas mbledhjes së kryesisë së PD

7 Qershor 2023 | 11:22

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përplasjet e disa deputetëve të Partisë Demokratike me disa simpatizantë të Lulzim Bashës, në momentin kur deputetët vendosën të linin mbledhjen e kryesisë pasi nuk ishin dakord me propozimin për hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri.

Bardhi ka shkruar se presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike dhe se kjo sjellje “hedh në erë” bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”,-shkruan në postimin e tij Gazment Bardhi.

Grupi parlamentar i udhëhequr nga kryetari Gazment Bardhi i qëndronte platformës se fillimisht duheshin zhvilluar zgjedhjet në bazë për riorganizimin e strukturave dhe më pas të kalohej në zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë që Kolegji i Kryetarëve kërkonte caktimin e datës për zgjedhjen e kryetarit dhe më pas të bëhej riorganizimi i partisë në bazë.

Në një moment kur deputetët që ishin kundër propozimit të Kolegjit të Kryetarëve, po largoheshin nga mbledhja, ata janë sharë dhe ofenduar në ambientete e jashtme të selisë nga disa simpatizantë të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Deputetët që u larguan nga mbledhja ishin Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, duke mbajtur kështu një qëndrim kundër propozimit të Kolegjit të Kryetarëve.

Pas përplasjeve të shumta, në përfundim të mbledhjes Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026