Gazetari: Si na sulmuan dhe dhunuan militantët e PD në mesnatë
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve.
Gazetari Ardit Hoxha tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se njerëz të Bashës ushtruan dhunë verbale jo vetëm ndaj deputetëve, por edhe ndaj gazetarëve.
Ai tha se pamjet janë filmuar më celularë dhe duke i mbajtur të fshehur pasi situata mund të precipitonte në dhunë fizike.
“Kemi qenë 5 gazetarë që kemi qëndruar deri në orët e para të mëngjesit. Pamjet e regjistruara tregojnë momentin kur janë larguar nga mbledhja 4 deputetë e PD, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati dhe Lefter Gështenja. Ai që shihet është njëri nga militantët, ndër më agresivët që ka qendruar 8 orë jashtë ambienteve ku zhvillohej mbledhja. Tre mbështetës të Bashës i kanë ndjekur nga mbrapa duke i shkarë me fjalët më banale”, tregoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk