Vajza nga Kosova: Do studioj për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara

8 Qershor 2023 | 09:28

Nxënësja nga Prishtina Era Thaqi ka arritur një tjetër sukses. Ajo është pranuar për studime në dy universitete amerikane me bursë të plotë dhe ka vendosur që të studiojë në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në kombinim me neuro-shkencën.

Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku tregoi se çfarë planifikon të bëjë pas studimeve.

Qëllimi i saj është që të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara.

“Mendoj se përmes inxhinierisë ne mundemi me zgjidh shumë probleme që janë në botën e neoroshkencës, sidomos në aspektin i personave i nevojave të veçanta dhe nevoja të kufizuara. Këtë synojë ta bëj dhe pas përfundimit të studimit”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024