Anglezët triumfojnë në finalen e Conference League, “bie” Fiorentina

8 Qershor 2023 | 14:31

West Ham është kampioni  i Conference League, ndërsa mposhti në finale skuadrën e Fiorentinës. Anglezët u treguan të saktë në rastet e krijuara, edhe pse skuadra violë zhvilloi një paraqitje më të mirë, duke qarkulluar më tepër topin e sulmuar portën kundërshtare. Pjesa e parë do të mbyllej pa gola dhe me vetëm një goditje të West Ham, ndërsa në të dytën intensiteti do të ishte më i lartë, me sduadrat që i shkonin më pranë trofeut.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 62’, aty ku Benhrama ekzekutoi saktë një 11 metërsh duke kaluar në avantazh të tijët. 5 minuta më pas, Bonaventura solli barazpeshën në fushën e lojës. Kur gjithcka u duk se do të vendosej në shtesë, ishte sulmuesi Boëen ai i cili në minutën e 90 shënoi golin e dytë për West Hamin, duke vrarë përfundimisht shpresat e italianëve.

5 minutat shtesë nga gjyqtar i katërt nuk dhanë asgjë më tepër vecse aksione sulmuese të pakonkretizuara të Fiorentinës. West Ham është fitues i edicionit të dytë të Conference League, ndërsa kujtojmë se i pari u fitua nga Roma, në Tiranë. Ky është trofeu i tretë europian i fituar nga anglezët, ndërsa 2 të parët nuk ishin të së njëjtës rëndësi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026