Finalja e Champions League, Man.City dhe Inter përballen sonte në Stamboll
Sonte Manchester City dhe Interi do të luajnë finalen e Champions League, prej orës 21:00 në stadiumin olimpik “Atatürk”, në Stamboll.
Skuadra italiane, e cila e mbylli në vend të trete kampionatin italian ka tre tituj të Ligës së Kampionëve, ndërkohë skuadra angleze nuk e ka fituar kurrë këtë kompeticion.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të trofeut të tretë, tripletës, pasi kanë fituar Premier League dhe “FA Cup” nga njëra anë dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë nga ana tjetër. Sukseset në të cilat nuk mund të mungonin “marka” e Erling Haaland dhe Lautaro Martinez, autorë të sezoneve respektive të jashtëzakonshme.
Të besuarit e Pep Guardiolës kanë mundësinë që këtë të shtunë ta prishin “syrin e keq” dhe ta hyjnë në librin e fituesve të këtij kompeticioni elitar europian për klubet, nëse shpallen kampionë ndaj Interit. Pavarësisht se nuk kanë asnjë titull, “qytetarët” kanë arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve, në sezonin 2020-2021, ku u mundën 1-0 nga Chelsea.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq