Zgjedhjet në Mal të Zi, pjesëmarrja në rang vendi mbetet e ulët

11 Qershor 2023 | 17:20

Vijon procesi i votimit në Mal të Zi ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur prej orës 7.00 të mëngjesit dhe do mbyllen në orën 20.00. Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 17:00 kanë votuan 42.20%e votuesve.

Kreu i qendrës për monitorimin e zgjedhjeve, Ognjen Mitroviç, tha se “Gjatë procesit zgjedhor të deritanishëm, janë dorëzuar 53 raporte për parregullsi. Një nga parregullsitë e raportuara ka të bëjë me Tuzi-n, ku një anëtar i komisionit zgjedhor është larguar nga qendra e votimit me fletëvotim. Po shqyrtojmë mbylljen e qendrës së votimit”, tha Mitroviç.

Ai theksoi se vëzhguesit raportojnë se disa qendra votimi nuk janë përshtatur për qasje nga personat me aftësi të kufizuara.Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Malit të Zi të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 542.468 qytetarë.

Në garë marrin pjesë 15 lista zgjedhore të koalicioneve dhe partive, të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi. Partitë dhe koalicionet që po marrin pjesë në këto zgjedhje kanë premtuar jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale. Premtime të tilla kanë dominuar të gjithë fushatën elektorale. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati tri vjeçare në Mal të Zi ku dy qeveri u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu. Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026