Zgjedhjet në Malin e Zi| Triumfon partia joparlamentare, si ndahen mandatet

12 Qershor 2023 | 09:19

Lëvizja Evropa Tani fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit duke marrë kështu  23 vende në parlament.

Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve e cila udhëhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të votave 21 mandate.

Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7%, ose 13 mandate.

Koalicion mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes URA të kryeministrit, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave 11 mandate

Partia boshnjake – 7 për qind – 6 mandate parlamentare. Sa u përket partive shqiptare të dhënat parapake flasin për tre mandate, Forumi Shqiptar –2 mandate dhe Aleanca Shqiptare 1 mandat.

Millojko Spajiç, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), në fjalimin e tij të parë postzgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti joparlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviq.

“Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha Spajiç.

Spajiç nuk i është përgjigjur pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” e përbërë nga parti pro serbe dhe ruse. Ai tha se mbrëmja është koha për të festuar dhe se mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja.

“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin Europe Tani 2. Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në të ardhmen. katër vjet dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”, tha Spajiç.

Për 81 vendet ne Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Sipas të dhënave në këto zgjedhje votuan rreth 56 për qind e votueseve shifra më e ulët e pjesëmarrjes ne zgjedhje që nga vitet ‘90. Krahasuar me zgjehdhjet e fundit në votime morën pjesë 20 për qind më pak votues.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026