Zgjedhjet në Malin e Zi| Triumfon partia joparlamentare, si ndahen mandatet
Lëvizja Evropa Tani fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit duke marrë kështu 23 vende në parlament.
Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve e cila udhëhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të votave 21 mandate.
Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7%, ose 13 mandate.
Koalicion mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes URA të kryeministrit, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave 11 mandate
Partia boshnjake – 7 për qind – 6 mandate parlamentare. Sa u përket partive shqiptare të dhënat parapake flasin për tre mandate, Forumi Shqiptar –2 mandate dhe Aleanca Shqiptare 1 mandat.
Millojko Spajiç, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), në fjalimin e tij të parë postzgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti joparlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviq.
“Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha Spajiç.
Spajiç nuk i është përgjigjur pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” e përbërë nga parti pro serbe dhe ruse. Ai tha se mbrëmja është koha për të festuar dhe se mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja.
“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin Europe Tani 2. Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në të ardhmen. katër vjet dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”, tha Spajiç.
Për 81 vendet ne Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Sipas të dhënave në këto zgjedhje votuan rreth 56 për qind e votueseve shifra më e ulët e pjesëmarrjes ne zgjedhje që nga vitet ‘90. Krahasuar me zgjehdhjet e fundit në votime morën pjesë 20 për qind më pak votues.
LEXO GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta