Kush e formon qeverinë e re në Mal të Zi? Gazetari Dukaj zbulon skenarët

12 Qershor 2023 | 11:52

Lëvizja Evropa Tani fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit duke marrë kështu  23 vende në parlament.

Gazetari Gjokë Dukaj, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se pjesëmarrja në votime këtë vit ishte shumë e vogël.

Ndër të tjera ai theksoi se  Lëvizja Evropa, do të shfrytëzojë çdo mundësi për formimin e qeverisë së re, por megjithatë çdo gjë i mbetet në dorë presidentit aktual.

“Fushatën parazgjedhore e filluan si rëndomtë, mirëpo duke parë që listat tjera zgjedhore në fokus të angazhimeve të veta në fushatën parazgjedhore kanë temat ekonomike, atëherë disi adaptuar dhe janë përshtatur kësaj fryme të këtyre premtimeve nga fusha ekonomike. <e largimin e presidentit të mëparshëm dhe rënien e përkrahjes të partisë së tij, kryesisht kanë dominuar temat ekonomike. Besoj se kjo ka ndikuar dukshëm në daljen e votuesve në votime. Pritshmëritë e lëvizjes Europa ishin më të mëdha. Unë mendoj se negociatat për qeverinë do të jenë të gjata. Do të ketë kërkesa të shumta për formimin e qeverisë. Duke qenë se Lëvizja Evropa e Lirë do të shfrytëzojë të gjithë mundësitë për formimin e qeverisë. Mendoj se çdo gjë do të jetë në duart e presidentit aktual”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026