Kaceli: Berlusconin e takova disa herë, komunizmin në Shqipëri e cilësoi ‘kancer’

12 Qershor 2023 | 13:48

Keda Kaceli, anëtare e Departamentit të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Partinë Demokratike si dhe Koordinatore e saj me Partitë italiane të qendrës së djathtë siç është Forza Itali, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se Berlusconin e njihte prej shumë vitesh dhe e ka takuar disa herë.

Ajo shpjegoi se Berlusconi shkroi një parathënie për librin e At Zef Pllumit ndërsa tregoi se komunizmin në Shqipëri e ka cilësuar si një kancer.

“Unë e kam njohur para shumë vitesh Berlusconin dhe e kam takuar dhjetëra herë dhe ajo që më bën të priviligjuar është bashkëpunimi me të për librin e at Zef Pllumin. Ai e përqafoi atë idenë për të shkruar një parathënie. Pas 8 muajsh më tha se unë jam tronditur shumë për ato që kam lexuar. Berlusconi e cilësoi komunizmin shqiptar si një sëmundje, e një kancer që duhej shëruar nga trupi i popullit shqiptar. Nuk ishte e vështirë ta bindja. U desh tre katër vite që të prisja qe Berlusconi të shkruante faqet që doja për librin”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024