Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët mes qeverive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që do të zhvillohen ditën e nesërme në Gjakovë.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se do të ketë marrëveshje në arsim, shëndetësi, bashkëpunim dhe siguri.
Ai bëri me dije se në mbledhje do të jenë edhe kryetarët e bashkive të zonave kufitare.
“Do ketë marrëveshje në arsim, shëndetësi, mbrojtje dhe bashkëpunim për siguri. Në rend të ditës së nesërme do të kemi edhe diskutimin në lidhje me realizimin e bashkimit doganor krahas marrëveshjes për memorandumin për bursat shëndetësore, lehtësimin e procedurave të kalimit të mallrave ushtarake. Veçanti e kësaj mbledhje është dhe takimi I përbashkët me zonat kufitare. Bashkë do të diskutojmë se si sfidat t’i kthejmë në mundësi dhe mundësitë në përfitim për qytetarët. Lëvizjes së lirë së qytetarëve në zonat ndërkombëtare i kemi dhënë rëndësinë e duhur nëpërmjet marrëveshjeve të deritanishme. E kemi rritur në 26 numrin e vendkalimeve të veçanta kufitare. Nga prilli i këtij viti mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore e familjare.”-tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh