Draft-statuti i Ramës për asociacionin, vjen për herë të parë reagimi i Kurtit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me draft-statutin për asociacionin që kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ia dërgoi Francës dhe Gjermanisë.
Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se Rama mendon se draft-statuti është i mirë, duke shtuar se nuk mund të hartohen drafte pa dakordim.
Me ironi, Kurti tha se Rama fillimisht të ia propozojë draftin presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.
“Kam kërkuar që të ketë një dakordim për parimet bazë. Nuk mund të ballafaqojmë letra dhe tekste kur nuk kemi dakordim paraprak për parimet dhe frymë. Unë nuk kam dyshim që Rama, beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt çfarë unë propozojë është se Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ja prezantoj Vuçiç në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanocë”- tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut