Ndrekaj: Kush dhuron gjak rregullisht preket më pak nga sëmundjet malinje
Blerta Ndrekaj, koordinatore e programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se dhurimi i gjakut ka përfitime për shëndetin e personit që e kryen si proces.
Ndrekaj theksoi se i gjithë gjaku që dhurohet, zëvendësohet nga organizmi dhe është një proces i shëndetshëm.
Ajo tregoi se është vërtetuar se personat që dhurojnë periodikisht gjak preken më pak nga sëmundjet malinje në krahasim me njerëzit që nuk e bëjnë.
“I gjithë gjaku që dhurohet zëvendësohet nga organizmi, i bën mirë dhe është një proces i shëndetshëm. Dhuruesit periodikë të gjakut nuk vuajnë aq shumë nga sëmundjet malinje në krahasim me pjesën tjetër që nuk dhurojnë gjak. Mosha e lejuar për dhurimin e gjakut është nga 18-60 vjeç, personi që dhuron gjak duhet të ketë kaluar 1 vit nga një ndërhyrje kirurgjikale, 6 muaj nga procedurat e tatuazheve dhe ndërhyrjeve estetike”, tha Ndrekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni