Asllani ëndërron evropianin/ Ramadani në konferencën e Kombëtares: Besoj te skuadra
3 seanca stërvitore i mbeten kombëtares shqiptare deri në përballjen ndaj Moldavisë në shtëpi, që luhet më 17 qershor në Air Albania. Kuqezinjtë kanë vijuar përgatitjet me grupin e plotë, të cilët besojnë tek triufmi në dy ndeshjet kualifikuese drejt Euro 2024.
Këtë të mërkurë dolën në konferencë për mediat dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Behar Ramadani.
Kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar, ndërsa njihet për lojën mbrojtëse.
“Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë”,-tha Ramadani.
Kristjan Asllani e ka harruar finalen e humbur ndaj Cityt në Champions, ndërsa tanimë synim mbetet mbërritja në Evropian.
“Sa ka dalë grupi e kam thënë se kjo Kombëtare mund të arrijë shumë larg. Jemi një grup shumë i mirë, shumë lojtarë të fortë. Të kalojmë grupin dhe të shkojmë në Europian, kjo është ëndrra jonë”,-tha Asllani.
Më tej ylli zikaltër ka dhe një mesazh për tifozët.
“Është një gjë shumë e bukur të luash këtu në shtëpi, në Tiranë. Shpresoj të vijnë sa më shumë tifozë. Jemi shumë të lumtur. Shpresojmë që ta mbushin stadiumin”,-tha Asllani.
Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja pritet të zhvillojë një lojë plotësisht sulmuese ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe, ndërsa aktualisht ka luajtur vetëm një përballje në grup, e humbur ndaj Polonisë 1-0.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut