Analisti Maliqi: Perëndimi ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë, duan qetësi

14 Qershor 2023 | 22:02

Analisti Agon Maliqi tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë Perëndimi ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë.

Sipas tij diçka e tillë ka ardhur sepse tashmë kërkojnë qetësi, veçanërisht edhe pas luftës në Ukrainë, ndërsa raportet me të dyja palët, si Kosovën dhe Serbinë i duan korrekte pasi Perëndimi, siç tha dhe analisti nuk është i interesuar për konflikt.

“Në Kosovë është një tendencë që sulmet të drejtohen te Rama, SHBA-ja, BE-ja, por janë të gjitha vendet e komunitetit transatlantik që kanë probleme me Kosovën. Duhet të shtrojmë një pyetje, mos po shohin ata diçka që ne nuk po e shohim? Kur 30 shtete të thonë se je pak i dehur, mos ndoshta duhet të mendosh që ka një problem me ty? Unë mendoj që problemi qëndron se ne kemi pritshmëri që nga viti 99’ që Perëndimi të na ndihmojë ne në luftë me Serbinë. Perëndimi ka ndryshuar qasjen ndaj Serbisë, jo kjo administratë, por edhe administrata më herët. Nuk janë të interesuar për konflikt, ata dëshirojnë raporte pozitive me të dyja palët. E dyta dëshirojnë dhe qetësi, veçanërisht tani me luftën në Ukrainë,” – tha Maliqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026