“Rama po punon për Serbinë”, Berisha: Është kthyer në zëdhënës të Vuçiç
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Beogradi kontrollon Edi Ramën.
Në një intervistë për gazetarin Andrea Danglli, Berisha shtoi se Vuçiç e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.
“Shqiptarët kanë dëgjuar gjatë këtyre viteve Edi Ramën të paraqesë projekte të tij, projektet e Vuçiç, siç ishin hartat për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve, siç ishte minishengeni i themeluar në samitin e Novisadit, në hartën e të cilit Kosova u inkorporua tërësisht me Serbinë, siç është së fundmi iniciativa e pakërkuar nga askush e Edi Ramës, por në emër të Vuçiç për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate, më të mprehtë të krizës në rajon siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Edi Rama anuloi takimin me vendin fqinj sepse Albin Kurti refuzoi formatin e kërkuar nga Rama për refuzimin e draftit. Në këtë kontekst unë mund të them se autoritetet e Kosovës meritojnë lavdërimin më të madh që refuzuan një takim dhe një debat me një person që është tërësisht jashtë kuadrit zyrtar ndërkombëtar të negociatave,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut