Gazetari: KFOR mund ta gjejë shumë lehtë ku ndodhi rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës

15 Qershor 2023 | 08:12

Policia e Kosovës deklaroi dje se tre pjesëtarë të policisë kufitare të saj u rrëmbyen nga forcat serbe në veri në zonën kufitare me Serbinë.

Në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, duken forcat e xhandarmërisë serbe të armatosur dhe me maska që shoqërojnë 3 policët, të cilëve u ishin lidhur duart nga prapa me pranga.

Gazetari Muharrem Kafexhiu tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se KFOR është në gjendje ta gjejë shumë lehtë ku ndodhi rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës.

“KFOR s’mund të japë deklarata të shpejta, ajo që është e rëndësishme KFOR janë në pritje të informatave shtesë. KFOR ka mundësi që të gjejë se ku ka ndodhur rrëmbimi. Edhe falë teknologjisë mund ta gjejë ku ka ndodhur dhe ku kanë kaluar ato makina. Sot gjatë ditës priten deklarata më konkrete. KFOR nuk mund t’i ikë kësaj situate”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024