Aktivisti mjedisor: Aeroporti i Vlorës, kapriço personale e kryeministrit

15 Qershor 2023 | 09:09

Xhemal Xherri menaxher projektesh, PPNEA tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vendimi për të ndërtuar aeroportin e Vlorës në zonën e Nartës është një kapriço personale e kryeministrit.

Sipas tij, nëse institucionet do të zbatonin legjislacionin nuk do ta merrnin vendimin për ta ndërtuar aeroportin në atë vend, duke rrezikuar zhdukjen e jetës së egër.

“Në dokumentarin që do të publikojmë tregohet e gjithë çështja, të gjitha proceset që qeveria shqiptare i ka anashkaluar. Është kapriço personale e kryeministrit, se nëse institucionet do të zbatonin legjislacioni nuk do ta merrnin vendimin për ta ndërtuar në atë vend. Kanë qenë 4 alternativa për të ndërtuar këtë aeroport; Kafaraj, Levani dhe Risilia që janë pas kodrës. Një sistem hekurudhor do ishte më i qëndrueshëm se sa një aeroporti për një qytet që është shumë pranë Tiranës”, tha aktivisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024