A do përsëriten zgjedhjet? Kolegji merr vendimin për Belshin, shtyhet Kamza

15 Qershor 2023 | 19:40

Në Rrogozhinë do të ketë sërish zgjedhje. Ky është vendimi i formës së prerë i Kolegjit Zgjedhor, i cili pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritje të procesit në të gjitha qëndrat e votimit.

Vetë kandidati i koalicionit Shkëlqim Hoxha ka ndjekur nga afër të gjitha hallkat ankimuese pas humbjes së ngushtë përballë rivalit të tij socialist , Edison Memolla, i cili rezultoi fitues me vetëm 28 vota më shumë.

Hoxha pretendonte për manipulim të procesit zgjedhor dhe kryesisht në qendrën e votimit të burgut të Rrogozhinës i cili përmbysi edhe rezultatin në disfavor tij.  Pas shpalljes së vendimit nga kolegji zgjedhor, është KQZ ajo që duhet të vendosë brenda 4 javëve datën për zgjedhjet e ardhshme për kryebashkiak.

Ndryshe nga pretendimet për Rrogozhinën, për bashkinë e Belshit, kolegji vendosi të mos ketë ripërsëritje të zgjedhjeve, duke lënë në fuqi rezultatet aktuale me fitues kandidatin socialist Arif Tafani.

Tafani rezultoi fitues me 40 vota më shumë se kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Bedri Qypi, dhe pas rinumërimit të kutive në ambientet e KQZ-së, rezultati u thellua edhe më shumë në favor të tij , duke shkuar në 49 vota.

“Bashkë fitojmë” ka ankimuar në kolegj zgjedhor edhe rezultat për bashkinë e Kamzës, seanca për të cilën u shty dhe do të mbahet ditën e hënë. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026